Matip lëndimi i radhës te Liverpool, mungon në tri ndeshje

Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip do të humbasë tri ndeshje për shkak të një lëndimi, ka njoftuar klubi anglez.

Matip u lëndua të dielën kundër West Brom në kuadër të Ligës Premier.

“Këto janë gjëra të zakonshme me lëndime si kjo dhe Matip do të jetë jashtë fushave për tre javë”, ka thënë Jurgen Klopp.

Mungesa e tij është një “goditje” e re për mbrojtjen e Liverpoolit, pasi skuadrës i mungon që moti Virgil van Dijk.

Kështu, Matip do t’i humbasë ndeshjet e Liverpoolit ndaj Southamptonit, Aston Villës dhe Manchester Unitedit.

Ngjarja paraprake

Festa e Vitit të Ri në familjen e Shyhrete Behlulit

Ngjarja e ardhëshme

Turqia neutralizon 10 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian