Maska kundër shenjave të plakjes

Bëjeni këtë preparat shtëpiak nga mjalti, i cili i redukton në mënyrë efikase rrudhat dhe shtrëngon lëkurën Nuk keni nevojë që të shpenzoni shumë para në preparate kozmetike për reduktim të rrudhave, sepse edhe vetë mund ta bëni një preparat efikas, i cili nga fytyra i fshin gjurmët e plakjes.

PËRBËRËSIT

4 lugë të vogla me vazelinë – 2 lugë të vogla me mjaltë – 2 të verdhë të vezëve – 2 lugë me vaj ulliri.

PËRGATITJA 

Vazelinën e shkrini në avull të ujit në mënyrë që të bëhet e lëngët. Më pas i shtoni përbërësit e tjerë dhe i përzini mirë derisa të bëhet një pastë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini që të qëndrojë gjysmë ore, e më pas e hiqni me një peshqir të lagët. Shumë shpejt do t’i vëreni rezultatet e para pozitive, ndërsa rrudhat do të reduktohen dukshëm pas një jave.

Ngjarja paraprake

Rikthehet ideja e Superligës Evropiane, kundërshtohet nga UEFA

Ngjarja e ardhëshme

India në gjendje të rëndë nga pandemia, spitalet e mbingarkuara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian