MASHTI nderon themeluesin e Psikologjisë në Kosovë, Moshe Landsman nga Izraeli

February 3, 2023
min lexim

Profesori Moshe Landsman është nderuar sot nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe zhvillimin e fushës së psikologjisë në Kosovë.

Në ceremoninë e nderimit të kontributit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, theksoi se Dr. Landsman themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Themelimi i Departamentit të Psikologjisë në periudhën pas luftës në Kosovë ishte ngjarje tepër e rëndësishme sa i përket adresimit të shëndetit mendor të popullatës së gjerë dhe burim jetik për zhvillimin e kapitalit njerëzor për ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe terapeutike”, tha ajo.

Ministrja theksoi se profesori Landsman, në Kosovë, ka vazhduar punën e tij jetësore, me ngritjen e qendrave që ofrojnë programe për shëndetin mendor, si dhe mbështetje kognitive, psikologjike dhe psikiatrike për të gjithë ata që kanë nevojë, përfshirë fëmijët, studentët dhe të rriturit.

Puna e tij shtrihet për dekada të tëra, duke nisur në vitet ’70 në Izrael, e duke vazhduar deri para dy vitesh, me daljen në pension. Megjithatë, prania e tij sot këtu tregon se përkushtimi i tij për të ndihmuar njerëzit nuk ka të ndalur”, tha ministrja.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit kanë filluar shumë më herët se njohja zyrtare dhe që ne kemi një histori të gjatë të mieqësisë.

Kjo ngjarje sot ku po e nderojmë punën mrekullueshme të profesor Landsman është po ashtu një provë e kësaj”, theksoi ajo.

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, duke qenë edhe një nga studentet e para të profesorit Moshe, tha se për të, profesori përfaqëson mishërimin e një individi që beson në fuqinë e lirisë së tij të zgjedhjes.

Edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi e ka falenderuar profesorin Moshe për kontributin e tij në Kosovë.

Dr. Moshe Landsman, ndërkaq, tha se janë shumë njerëz që duhet t’i falenderojë.

Ka qenë një bekim të jem me juve dhe të marr një sasi të madhe të fuqisë dhe inspirimit prej juve. Jam i lumtur që këtu ka shumë studentë të gjeneratës së parë të Psikologjisë”, tha ndër të tjera profesori Landsman.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi – Shaqiri: Më ndryshimet kushtetuese do të ndryshohet dhe e ardhmja e vendit

Story i radhës

Eldin Ademi: BDI është parti e cila gjithmonë ka përfaqësuar vlerë për gjithë popullin

Të fundit nga

ShkoLartë