​MASHTI distancohet nga zgjedhjet e anëtarëve të këshillit drejtues të UP-së

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arberie Nagavci ka deklaruar se ministria që drejton distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të këshillit drejtues të UP-së, si dhe nga raportimi i organeve të universitetit për shkeljet e etikës në hulumtime dhe publike.

Nagavci në një konferencë për media tha se përzgjedhja e anëtarëve të këtij këshilli, është kthyer në kohët e vjetra dhe sipas saj, grupet e interesin nuk kanë përfillur dhe zbatuar veprimtaritë akademike dhe as reputacionin shoqëror.

Nagavci: Grupet e interesit përzgjodhën anëtarët në këshillin drejtues të UP-së

“Zgjedhjet për anëtarët e këshillit drejtues riprodhuan fatkeqësisht një situatë të vjetër, lakmia e individëve për të dominuar mbi këshillin drejtues prodhoi edhe koalicione edhe marrëveshje joparimore brenda senatit akademik, pjesë e së cilave janë menaxhmenti i lartë i Universiteti të Prishtinës, përfaqësuesit e stafit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve, e gjithë kjo reflektoj me një përfaqësim në këshillin drejtues me të cilën nuk mund të jemi të kënaqur si Ministri e Arsimit, nuk u përfillë as veprimtaria akademike, as reputacioni as angazhimi shoqëror i individëve por vetëm interesat personale dhe interesat e grupeve të ngushta për të vënë në kontroll organin më të lartë qeverisës të universitetit”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, në këtë përzgjedhje të anëtarëve për këshillin drejtues të UP-së, nuk është zgjedhur asnjë grua, derisa ka shtuar se LVV-ja nuk ka pas ndikim për përzgjedhjen e studentëve.

Nagavci: VV-ja nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e anëtarëve

“U zgjodhën pesë anëtarë të këshillit drejtues nga radha e senatit prej të cilëve asnjë grua, për kundër faktit, se mbi gjashtë dhjetë përqind e stafit të rregullt akademik në Universitetin e Prishtinës janë gra, MASHTI distancohet krejtësisht nga ky proces zgjedhor, dhe siguron opinionin se nuk ka bërë asnjë lloj ndikimi për asnjërin nga kandidatët që kanë garuar, për anëtarë të Këshillit Drejtues, aludimet se ne kemi shtruar ndikim përmes organizatës studentore janë të papërgjegjshme por nuk kanë asnjë bazë dhe janë madje edhe tendencioze”, deklaroi Nagavci .

Ajo shtoi se janë dy raste që janë raportuar nga senati për shkeljen e etikës, të cilat duhet të trajtohen me seriozitet dhe duhet të jenë efikase.

Nagavci: Rastet kur plagjiatura dhe shkrimet akademike nuk respektohen, duhet të merren masat

“Çështja tjetër që dua t’i referohem sot, janë rastet e raportuara për shkeljet e etikës për hulumtime publike, që me rregulloren përkatëse të universiteti definohen si shkelje e rëndë disiplinore, dua të përshëndes raportimin e kësaj natyre nga ana e Këshillit të Etikës, i cili ka shqiptuar tani më masa ndaj dy anëtarëve të stafit akademik, mirë po duhet të kemi parasysh që masat e tilla duhet të kenë efekt parandalues në të ardhmen si dhe të reflektoj një distancim të qartë të komunitetit akademik nga praktika drejt plagjiaturës dhe shkeljeve të tjera etike në hulumtime dhe publikime” ka thënë Nagavci.

Nagavci ka folur edhe për një sërë veprimesh që do të marrin duke theksuar se do të pajisen me një softuer i cili do t’i mundëson UP-së, të ndalon plagjiaturën dhe shkrimet akademike.

Ministrja e Arsimit ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në shkollat e disa komunave të vendit ku janë sekuestruar disa armë, mjete të mprehta. Ajo ka kërkuar që kjo nismë të mos ndalet, duke theksuar se duhet të rritët siguria në shkollat e vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentoi të kalojë kufirin shqiptar me 27 mijë euro të padeklaruara/ Kapet italiani në Morinë

Story i radhës

Nga 1 korriku, energjia elektrike shtrejtohet për 7.4%

Të fundit nga