MASh: Të jemi të përgjegjshëm edhe jashtë shkollave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fton mësuesit dhe nxënësit që në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga COVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi jashtë vendeve të punës dhe të shkollave, duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes.

Nga MASH thonë se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive merr të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet dhe kërkon respektimin e tyre të plotë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

“Protokollet e mbrojtjes nga infeksioni u tregua se funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave të përshkruara për mbrojtje. Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të varet nga sjellja e përgjithshme përgjegjëse”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria gjithashtu informon se mësimi në distancë zbatohet me sukses dhe mbi 80 për qind e nxënësve ndjekin mësimet në internet pa ndonjë vështirësi.

“Për studentët e tjerë që nuk kanë pajisje ose lidhje në internet, orët mësimore do të transmetohen në TVM , ndërsa arsimtarët kanë detyrimin të paraqesin materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të monitoruar progresin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor”, thonë nga MASH.

MASH gjithashtu njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe vetëqeverisjet lokale dhe aktualisht po punon në sigurimin e kushteve për funksionimin e duhur të online mësimit.

Ngjarja paraprake

Sërish protesta në Tetovë, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Si e sheh Elisa ‘Skënderbeun’!

të fundit nga