MASH: Përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm professional, fillojmë me krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023

Me vizitat e sotme në Strumicë dhe Vallandovë përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm profesional “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, por mbetemi në
komunikim të vazhdueshëm me komunat dhe shkollat e mesme profesionale me qellim të krijojmë politika të reja të regjistrimit që do të jenë në interes të nxënësve dhe të komunitetit të biznesit.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, duke përmendur se qëllimi i këtyre takimeve është përmes bisedës konstruktive të shihet nevoja për disa profesione dhe profile të caktuara që i mungojnë vendit, por edhe të ndërmerren aktivitete konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale, që nga viti i ardhshëm shkollor 2022/23.

– Si rezultat i këtyre bisedimeve vitin e kaluar në rajonin e Vallandovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë janë hapur gjithsej 9 paralele duale, prej të cilave 2 në Vallandovë, 5 në Gjevgjeli dhe 2 në Bogdanci. Në Strumicë këtë vit shkollor ishin të hapura tre paralele duale dhe një në Radovish, deklaroi Shaqiri, duke potencuar se dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit, kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale, por edhe për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit, sepse me këtë proces, siç tha ai, e sigurojmë fuqinë punëtore të nevojshme e cila është deficitare në vend, ndërsa e cila është një nga faktorët më të rëndësishëm për përparim.
Njëkohësisht, shtoi ai, kjo është mundësi e shkëlqyeshme për të rritur punësueshmërinë e të rinjve menjëherë pas diplomimit, por edhe për t’i inkurajuar ata që të vazhdojnë shkollimin në një nga fakultetet teknike.

Duke falënderuar Ambasadën e Zvicrës e cila e mbështet këtë proces, Shaqiri tha se deri më tani janë formuar 97 paralele duale në nivel shtetëror, që tregon vullnetin e fortë për ta përshtatur arsimin bashkërisht dhe me përgjegjësi me nevojat bashkëkohore të tregut të punës dhe e kthejmë atraktivitetin dhe vlerën e arsimit të mesëm profesional.

Si nxitje për nxënësit e klasave të nënta, që mendojnë se ku do të vazhdojnë shkollimin, MASH ka ndryshuar tërësisht edhe politikat e bursave. Nga ky vit shkollor, çdo nxënës i regjistruar në paralelet duale merr bursë mujore prej 3500 denarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drejtori Kadriu takon presidentin e Këshillit të lartë të radios dhe televizionit turk, Ebubekir Shahin

Story i radhës

Chelsea, kërkesë qeverisë britanike

Të fundit nga