MASH: Me sukses përfundoi dita e parë shkollore, me rëndësi që secili fëmijë të ndjek mësim

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se një pjesë më e madhe në shkollat fillore dhe të mesme dita e parë e shkollës kaloi me e sukses, Mësimi me prani fizike në shkollat fillore komunale filloi pothuajse për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri të tretën, ku 98 pëtr qind u ulën në tryezat e shkollës, kurse 2 për qind të fëmijëve tjerë vendosën të vijojnë mësimet në distancë.

Nga Ministria potencojnë se mësimi me pjesëmarrje fizike u organizua me pëlqim të protokolleve të vërtetuara nga autoritetet shëndetësore, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e përhapjes së KOVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor.

Lidhur me mësimin online, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se deri më tani rreth 70% e nxënësve dhe mësuesve në shkollat e mesme dhe fillore kanë marrë pjesë me sukses, ose me më pak vështërsi kanë mbajtur orë mësimore online.

“Nga ana tjetër, 20% të pjesëmarrësve nga pjesa më e madhe e mësimit online në arsimin fillor u paraqit problemi nga pajisjet që dispojnë shkollat, nga interneti ose pajisjet e nxënësve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me komunat dhe drejtorët e shkollave për ti tejkaluar këto sfida”, kumton MASH.

Nga sot në mëngjes, është realizuar me sukses transmetimi i orëve 15 minutëshe në televizion përmes Radio Televizionit Kombëtar, për të cilin oraret janë njoftuar paraprakisht. bsh/

Platforma për mësimdhënie online e vendosur përmes ekipeve të Microsoft është e qëndrueshme dhe nuk janë paraqitëprobleme të mëdha deri më tani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në krijimin e platformës, vazhdon të përcjellë situatën në terren. bsh/

Ngjarja paraprake

Njihuni me gratë e Horoskopit që rrëmbejnë më shumë zemra

Ngjarja e ardhëshme

UÇK është krenaria më e madhe e kombit shqiptar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian