MASH: Me pjesëmarrjen e përbashkët të nxënësve në projekte evropiane promovojmë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës

Republika e Maqedonisë së Veriut promovon bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e arsimit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takim pune me përfaqësues të institucioneve arsimore të Kosovës, në të cilin është rënë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetje në proceset për përmirësimin e sistemeve arsimore.

Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Mentor Sahiti, drejtor i shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Prishtinë. Ai e njoftoi ministrin për pjesëmarrjen e suksesshme të nxënësve nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut, nga shkollat e mesme “Zef Lush Marku” nga Shkupi dhe “Kiril Pejçinoviq” nga Tetova në Konferencën Ndërkombëtare Arsimore EDU 2021. Si koordinator i ekipit pjesëmarrës ai tha se nga organizatori i kësaj konference ka marrë ftesë për pjesëmarrje edhe për këtë vit dhe se e njejta është pranuar.

Në takim u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së nxënësve dhe studentëve nga të dyja vendet në konferenca të tilla dhe të ngjashme dhe në projekte arsimore evropiane, si një mënyrë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe politikave arsimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia planifikon sulme raketore nga deti

Story i radhës

Byrnes: SHBA-të qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët

Të fundit nga