MASH ka formuar grup pune për ndryshim të materialeve mësimore dhe didaktike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se ka formuar grup pune i cili zhvillon koncept për ndryshim të plotë dhe thelbësor të materialeve mësimore dhe didaktike për arsim fillor dhe të mesëm.

Grupi i punës është i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shërbimit Pedagogjik, Byrosë për Zhvillim të Arsimit si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit civil.

MASH informon se grupi tashmë punon në analizën e përvojave dhe praktikave më të mira të disa vende evropiane, skandinave dhe vende të rajonit, mbi bazë të së cilës do të përgatitet një sistem krejtësisht i ri për përparimin e cilësisë së mësimit që nënkupton jo vetëm përdorim të teksteve shkollore, por edhe përpunim dhe përdorim të llojeve të ndryshme të materialeve mësimore dhe didaktike për mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Nevoja e vendosjes së sistemit krejtësisht të ri për përpunimin e materialeve mësimore është rezultat i reagimeve të vazhdueshme nga opinioni, prindërit. kujdestarët, nxënësit, por edhe vetë mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore, procedurave të gjata për miratimin e tyre, si dhe tërheqjet e shpeshta të teksteve shkollore për shkak të stereotipave, paragjykimeve, gabimeve dhe mospërputhjeve”, bëri të ditur MASH-i.

Ministria shton se një numër i madh i vendeve në botë tashmë e kanë tejkaluar sistemin e përdorimit klasik të tekstit shkollor, për shkak se nxënësit njohuritë e tyre i marrin përmes burimeve të ndryshme të informacioneve dhe mjeteve të shumëllojshme digjitale.

“Kjo është ideja e një numri të madh të mësimdhënësve tanë, por është edhe pjesë e rekomandimeve të OECD për sistemin e arsimit në vendin tonë. Reforma në tekstet shkollore do të bëhet në konsultim të gjerë, njëkohësisht me reformat për arsim fillor, ndërsa plani është që të vendoset nga viti i ardhshëm”, bëri të ditur MASH-i.

Ngjarja paraprake

Ligji për mbrojtjen e popullsisë pret dekretin e Presidentit

Ngjarja e ardhëshme

Letra e Aluminit dhe Rreziku që Vjen nga Kuzhina

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian