Masat për vitin e ri akademik, Ministrja Kushi zhvillon takime me rektorët e universiteteve

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike dhe private.

“Në fokus të bashkëbisedimit”, nënvizon Ministrja Kushi, “ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor”.

Ajo nënvizon se gjatë takimi është diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë, për të cilët cilëson se i “vjen mirë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e ‘mësimit të kombinuar’ (në auditore dhe ‘online’) sipas specifikave të tyre përkatëse”.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë” – shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

Ngjarja paraprake

S’ka vend për Gareth Bale, Mourinho nuk ia vet letrat

Ngjarja e ardhëshme

SHBA konfirmon 63.195 raste të reja dhe 380 viktima nga koronavirusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian