Masat e reja kundër COVID-19 sot në seancë të Qeverisë dhe Kuvend

Qeveria sot po debaton lidhur me propozimin e masave të mëposhtme – të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, të kufizohet kapaciteti i transportit publik në 50 për qind, të ndalohen ngjarjet publike dhe tu jepet rekomandim të gjithë administratës shtetërore dhe publike, komunave dhe gjykatave që të organizojnë punën në ndërrime ose online nga shtëpia, ose të funksionojnë në mënyrë të reduktuar në sistem rotacioni.

Kjo është pakoja e masave e shpallur dje nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se ky ishte hapi i fundit para se të vendoset për orë policore.

Nga ana tjetër, Kuvendi sot po diskuto mbi masat e mëparshme kufizuese që u miratuan në qeveri. Në mënyrë që këto masa të hyjnë në fuqi, duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive.

Kjo pako përbëhet nga tre masa: obligimi për mbajtje të detyrueshme të maskave në ambient të jashtëm, kufizimi i grupimit pas orës 22 dhe kufizimi i mbledhjeve familjare d.m.th një familje lejohet të presë maksimumi katër mysafirë.

Ngjarja paraprake

Drenica-Arbëria dhe Besa-Llapi hapin xhiron e shtatë në Superligë

Ngjarja e ardhëshme

Sot pritet të miratohet nevoja e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian