Masakra e Krushës/ Basha justifikohet dhe flet për rekorde infeksioni

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit i kërkon që të dalë dhe të sqarojë akuzat nga dëshmitarët për masakrën e Krushës.

Basha i ka konsideruar deklaratat e Ramës vetëm gënjeshtra, ndërsa thekson se nëse do ishte marrë dhe do kishte bërë mirë punën e menaxhimit të pandemisë do kishte shpëtuar ato tetë jetë njerëzish që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Basha shprehet i bindur se me ardhjen e tij në pushtet do të sjellë  një shpresë të re për Shqipërinë dhe qeveria e tij do të punojë vetëm për njerëzit.

Postimi i plotë:

Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!

Ngjarja paraprake

​Japonia me robot kundër blerësve që nuk mbajnë maska anti

Ngjarja e ardhëshme

Teheran, një i plagosur nga shpërthimi në një stacion karburanti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian