Masa të reja për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Kanada

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga ky shtet, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Konsullata
e Përgjithshme e Kosovës në Kanada ka njoftuar se secili udhëtar mbi moshën
5-vjeçare duhet ta ketë rezultatin negativ të testit COVID-19 dhe jo më të
vjetër se 72 orë.

Po
ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të
vetizolohen për 14 ditë.

“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021, secili udhëtar mbi moshën 5-vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit antiCOVID, jo më të vjetër se 72 orë; secili udhëtar pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë, për planin e karantinimit (vetizolimit) udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Kanada.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Interi konsideron rikthimin e Ederit

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 20 mijë të evakuuar në Malajzi për shkak të përmbytjeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian