Martohet gjyqtari i Kosovës, por ka një problem me nuse!

Familja Ramadani – familje sportistësh! Gjyqtari i basketbollit të Kosovës, Fisnik Ramadani, i jep fund beqarisë.

Ai martohet me Fjolla Musliun nga Prishtina. Fisniku qysh në shikim të parë ra në dashuri me Fjollën dhe gradualisht e kurorëzuan me martesë.

“Nusja ime nuk është sportiste, por është tifoze e futbollit.

Image

Ajo është ekonomiste”, tregon Fisniku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Fisniku ka një problem interesant me nusen.

Image

Agoni majtas, Remziu në mes dhe Fisniku në të djathtë 

“Veç një problem e kam me nusen, kur luan Prishtina futboll, e la anash edhe nusen”, thotë duke buzëqeshur Fisniku. 

Image

Fisniku, gjyqtar i basketbollit

Familja Ramadani janë të lindur për sport, babai i Fisnikut, Remziu, ka qenë gjyqtar i dalluar i basketbollit, ndërsa vëllai i tij, Agoni, është lojtar i futsallit. Shtrohet pyetja, kur të bëhen fëmijët e Fisnikut në të ardhmen, a do ta shkojnë hapave te babait, gjyshit në basketboll apo hapave të axhës Agon (futboll)? 

Image

 Mbetet të shihet!

Fisniku së shpejti pritet t’i kthehet referimit, ka dy vjet që pauzon për shkaqe objektive.

Ngjarja paraprake

Vaksina/ COVAX publikon planin e shpërndarjes, sa doza përfiton RMV

Ngjarja e ardhëshme

Marrëveshje bashkëpunimi mes OAK-ut dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian