Martini, lojtar i javës

Josh Martin është lojtari më i mirë i xhiros 12 në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Qendra e Ponte Prizrenit ka dëshmuar lojëra të mira, ku ndihmoi skuadrën e tij të shënojë shtatë fitore radhazi, derisa prizrenasit kanë nëntë fitore dhe tri humbje në elitë.

Fitorja e fundit ishte ndaj Sigal Prishtinës 70:80.

Në këtë ndeshje, Martin kishte 18 pikë e 18 kërcime, kurse shtoi edhe pesë asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë. Ai kishte një indeks prej 31.

Ndërkohë, Top-5 shënuesit e xhiros së 12-të janë: Sean Hoehn i Bashkimit me 30 pikë, Devonte Jackson i Vëllaznimit me 27, Marko Peroviq i Pejës me 26, Marvin Jones i Rahovecit me 24 dhe Arti Hajdari i Ponte Prizrenit me 23.

Ngjarja paraprake

Gurgurica: Kostumet tradicionale në ‘’fshatin e grave’’

Ngjarja e ardhëshme

Teksa njerëzit përballen me probleme financiare, 56 miliarderë të re i janë shtuar botës gjatë pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian