Martinez: Lukaku është lojtar i kompletuar falë Contes

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, ka deklaruar se Romelu Lukaku është futbollist komplet tani falë trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Roberto Martinez ka deklaruar se Romelu Lukaku është bërë lojtar i kompletuar falë trajnerit, Antonio Conte.

27 vjeçari vazhdon të regjistrojë paraqitje fantastike me “Nerazzurrët”, duke shënuar 17 gola në 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, dhe duke shënuar  57 gola në 81 ndeshje gjithsej që kur u transferua në Inter.

Dhe Martinez beson se lëvizja e Lukakut nga Manchesteri ishte vendim i duhur në kohën e duhur.

“Ai arriti në Milano në momentin perfekt. Ai u bë një lojtar i plotë, padyshim falë Contes”, tha ai.

“Sot, në moshën e tij, nuk ka asnjë sulmues aq të fortë sa ai për momentin”, shtoi ai

Selektori belg tha se ai ksihte menduar gjithmonë se Lukaku ka pasur gjithmonë potencial.

“Në të kaluarën, Romelu gjithmonë kishte potencialin për të qenë në gjendje të bënte atë që po demonstron në Inter tani. Për mua nuk është një befasi”, tha Martinez.

“Për herë të parë në histori, një lojëtar ka shënuar në pesë derbi rresht. Kjo i ka ndodhur vetëm Lukakut, dhe nuk mund të jetë rastësi”, përfundoi Roberto Martinez.

Ngjarja paraprake

Vendimi për të ardhmen, Ronaldo mund të largohet nga Juve

Ngjarja e ardhëshme

"BE duhet të zhvillojë bashkëpunim me Turqinë"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian