Nuk do të ketë angazhim me Kombëtaren e Argjentinës për Lautaro Martinezin.
Sulmuesi i Interit, siç u njoftua nga “Seleccìon” në “Twitter”, në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“El Toro” do të humbasë sfidat e kualifikimeve për Kupën e Botës 2022 kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Derisa për këtë arsye do të largohet nga kampi stërvitor i “Albicelestëve” në orët e ardhshme.