Marseille e nis me fitore bindëse sezonin e ri

Nuk mund të kishte një nisje më të mirë të sezonit të ri të Ligue 1 për Marseille, që ka dhuruar spektakël në “Stade Velodrome” të mbushur plot tifozë dhe ka siguruar një fitore bindëse ndaj Reims.

Sfida “nisi” në minutën e 13’ me autogolin e Faes që u dhuroi avantazhin marsejezëve, me këta të fundit që e thelluan më pas rezultatin. Në minutën e 45+2’ Tavares shënoi golin e dytë për vendasit, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes do të fliste për Luis Suarez, me sulmuesin që hyri në lojë në minutën e 62’ dhe debutoi me dopietë. Kolumbiani gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 75’, duke u dhuruar vendasve golin e tretë.

Ndërsa nga Reims goli i vetëm u shënua nga Balogun në minutën e 84’, një debutim shumë i mirë personal ky për anglezin. Suarez, më pas vulosi rezultatin e ndeshjes, 4-1, duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Marseille në minutën 90+4′.

Ndeshja Marseille-Reims mbyll javën e parë të elitës së futbollit francez, me vendasit që siguruan 3 pikët e para, teksa miqtë qëndrojnë te ekipet e fundit në renditje pas këtij raundi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 8 gusht

Story i radhës

Francë, pritet vala e re e të nxehtit

Të fundit nga