Marrëveshjet politike me prapavijë ekonomike

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën moton: “Bashkë, pa kufi”, është mbajtur mbledhja midis dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilën janë nënshkruar 14 marrëveshje, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës.

Në pikën e 11-të thuhet: “Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës”.

Firmosja e marrëveshjes për ngritjen e Fondit të përbashkët zhvillimor për Luginën e Preshevës në Tiranë dhe pak ditë më parë hapja e një zyre pranë kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti, janë dy ngjarje shumë të rëndësishme, që askush nuk i konteston, bile as nga Beogradi. Në këtë drejtim njeriu i parë i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Satnkoviq e ka përshëndetur hapjen e zyrës për Luginë në Kosovë, duke e vlerësuar si një hap pozitiv.

Ndihma

Pse të mos përshëndetet një Fond i tillë për Luginën e Preshevës, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim përkatësie kombëtare e fetare, po sikur të ishin edhe fondet e Beogradit për gjithë qytetarët e veriut të Kosovës.

Gjatë Qeverisë Kurti donacioni prej 500 mijë euro i paraparë për Luginën e Preshevës, është shfrytëzuar nga institucionet e përbashkëta multietnike, pa ndonjë zhurmë politike.

Lugina e Preshevës, ka nevojë për ndihma nga se edhe sot paraqet rajonin më të pazhvilluar në nivel shteti të Serbisë dhe më gjerë. Kjo pazhvillueshmëri ekonomike, migrimet masive nga vendi për shkak papunësisë enorme dhe varfërisë ekstreme, ka bërë që ndihmat institucionale të jenë të mirëseradhura dhe të domosdoshme, nga do qofshin ato vendore dhe ndërkombëtare.

Mirëpo, duhet një të jetë e qartë se Lugina e Preshevës, nuk ka nevojë për lëmosh, sepse nuk është bërë për vitra, ajo ka nevojë për një mbështetje ekonomike pa ngjyrime politike.

Problemi

Të parët tanë autoktonë të Luginës së Preshevës, kur nuk e varnin fort interesin e punësimit nga shteti më shumë kanë pasur banorë e nxënës, me një fjalë është ruajtur bërthama etnike, kurse sot me gjithë këto ndihma që po flitet të akreditohen në Luginë, ajo po zbrazet në heshtje nga banorët e saj. Po zbrazet se ndihmat shtetërore shkojnë për beton e jo për t’ua zgjidhur hallet qytetarëve me bukë, arsim dhe kulturë.

Me miliona euro nga buxheti republikan i Serbisë, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, janë derdhur ne buxhetet komunale të Luginës së Preshevës e kanë përfunduar në asfalt edhe nëpër ato zona ku nuk kalon këmbë njeriu. Po sikur gjithë ato fonde të ishin drejtuar edhe për zhvillimin e arsimit, kulturës, informimit, bujqësisë, punësimit etj., Lugina nuk do të kishte pasur nevojë për lëmoshë.

Fenomeni i largimit të njerëzve duhet të shikohet më thellë, ku i ka rrënjët ky problem kaq i madh, që ikin njerëzit nga vendi, për të gjet rehati në perëndim?

Në kohën kur po bëhen këto procese të mëdha për Luginën dhe ardhmërinë e saj politike dhe ekonomike, deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, planifikojnë të mbeten në opozitë, për të dëshmuar se janë të nënpërfaqësuar në institucionet shtetërore.

Zgjidhja

Nga kjo shihet se pa një zgjidhje të qëndrueshme politike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk ka stabilitet ekonomik. Ku do t’na çonin përpjekjet, që të zvogëlohen fondet republikane të Serbisë për Luginën e Preshevës e të njëjtat sikur të drejtohen për në veri të Kosovës?

Atëherë fondet me ngjyra politike, nuk do të kotribuojnë për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve ekonomike, por përkundrazi do të krijoheshin mospajtime, përçarje e ndasi me pasoja të padëshirueshme.

Pavarësisht këtyre proceseve Lugina e Preshevës, nëpër periudha të ndryshme kohëra, ka ditur e ka mundur të përballojë edhe probleme më të mëdha ekonomike, duke mbrojtur dinjitetin e autoritetin e saj qytetar e kombëtar.

Ngjarja paraprake

Lajmërohet edhe njëherë Trump, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Ngjarja e ardhëshme

Shenjat e Horoskopit që çdokush do të donte t’i kishte gjithmonë pranë

të fundit nga

Heshtja e gjallë

Herë rrija ulur këmbëkryq, herë ngrihesha në këmbët që më dridheshin nga

AlbanianEnglishMacedonian