Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fushë Kosovës dhe Organizatës “Ndihmo edhe Ti”

Kryetari i Komunës z. Burim Berisha nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti”, të përfaqësuar nga Liridon Llapashtica, drejtor ekzekutiv.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëfinancimi nga të dyja palët për realizimin e projektit: ‘Ndërtimin e 11 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale’ për banorë të Komunës së Fushë-Kosovës.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është në shumë prej 130.000.00 Euro.

Me këtë rast, kryetari Berisha ka falënderuar Organizatën Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti” si partnere e bashkëfinancimit dhe të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetesës dhe standardeve të banimit për familjet me gjendje të vështirë të banimit.

Ngjarja paraprake

22 mijë marka, Afrim Muqiqi zbulon shifrën e parave që ka fituar më së shumti

Ngjarja e ardhëshme

Një gjest i madh i KF Llapit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian