Marrëveshje bashkëpunimi mes AZGj-së dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Më 10 maj, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Skender Topi, zëvendësrektorja për kërkimin shkencor , Elvira Fetahu, zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Aurela Basha, si dhe pedagogia e gjuhës, Teuta Toska.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të këtij universiteti me AZGj-në për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, trajnime, punëtori ku do të lëvroheshin tema gjuhësore. Gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbim stafi e përvojash.

Ky takim u shfrytëzua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy drejtuesve të institucioneve të lartpërmendura, Skender Topi dhe Ylber Sela. Ata u dakorduan edhe në ndihmën e ndërsjellë për vendosjen e lidhjeve të komunikimit edhe me institucione të tjera me të cilat bashkëpunojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E akuzojnë se fshihet pas parave të shumta të sheikëve

Story i radhës

Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Të fundit nga