Marrëveshja për transportin e drithërave/ Papa Françesku: T’i jepet fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

August 7, 2022
1 minut lexim

Papa Françesku ka përshëndetur nisjen nga portet ukrainase të Detit të Zi të anijeve të para që transportonin grurë të bllokuara më parë nga Rusia.

Ai është shprehur se përparimi mund të jetë një model për dialogun për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm drejtuar pelegrinëve dhe turistëve në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, Papa Françesku tha: 

“Ky hap tregon se është e mundur të zhvillohet dialog për të arritur rezultate konkrete, të cilat i ndihmojnë të gjithëve. Kjo ngjarje paraqitet si një shenjë shprese dhe dëshira ime e përzemërt është që duke ndjekur këtë rrugë, të jetë e mundur t’i jepet fund luftimeve dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Suada Jashari: Lojtaret janë të motivuara për Champions League 

Story i radhës

U raportua si e zhdukur, e mitura u keqtrajtua nga i dashuri 34-vjeçar nga Gjilani

Të fundit nga

ShkoLartë