Marrëveshja miliarda euro BE-Kinë, pas 7 vjet nënshkruajnë dokumentin

Pas 7 vjet negociatash Brukseli e Pekini nënshkruan marrëveshjen e investimeve me vlerë miliarda euro, që garanton trajtim të barabartë për firmat europiane në tregun gjigant kinez.

Administrata në ardhje Biden i ka ndjekur me kujdes negociatat, e shqetësuar nga raportimet e skllavërimit të ujgurëve në industrinë prodhuese.

Bashkimi Europian dhe Kina miratuan të mërkurën një marrëveshje investimesh me vlerë disa miliarda euro, pavarësisht kritikave për të gjendjen e të drejtave të njeriut.

Drejtues të lartë të Bashkimit Europian, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, morën pjesë në ceremoninë virtuale të nënshkrimit përballë presidentit kinez Xi Jinping.

Kjo marrëveshje është negociuar për rreth shtatë vite, ndërsa zyrtarët në Bruksel kanë qenë të shqetësuar se politika e ashpër e presidentit në largim amerikan Donald Trumps mund t’i zbehte shpresat për sukses.

Tani marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.

Marrëveshja përfshin një sërë mundësish për biznes për firmat europiane dhe kineze në disa sektorë që më parë konsideroheshin monopol.

Tani firmat europiane do të kenë mundësi të investojnë në sektorin e prodhimit, inxhinierisë, bankar, kontabiliteti, pasuritë e patundshme, telekomi dhe konsulenca.

Suksesi i marrëveshjes erdhi pasi negociatorët europianë futën në tekst shprehjen se investimet nga firmat e BE-së “duhet të trajtohen në mënyrë jo më pak të favorshme” se konkurrentët kinezë.

BE-ja kërkon gjithashtu që Kina të jetë më shumë transparente në lidhje me subvencionimit shtetërore dhe në këmbim të qasjes më të gjerë në tregun e përbashkët, Pekini duhet të publikojë listën e plotë të subvencioneve.

Industritë ku ndjeshmëria është më e madhe si prodhimi i automjeteve, aviacioni dhe kujdesi shëndetësor do të ndeshen me më shumë kufizime, ndonëse Gjermani po kërkonte më shumë hapësirë për prodhuesit e saj të makinave në tregun gjigant të Kinës.

Administrata në ardhje Biden i ka ndjekur me kujdes negociatat, e shqetësuar për fuqizimin e firmave kineze dhe në sfondin e raportimeve për skllavërimin e ujgurëve në industrinë prodhuese.

E përditshmja “South China Morning Post” raportoi më herët se qeveria kineze kishte rënë dakord të zbatonte normat e të drejtave të njeriut të Organizatës Botërore të Punës.

Ngjarja paraprake

Ancelotti tregon datën e rikthimit të James

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi, videomesazh urimi për shqiptarët: Një Shqipëri më e mirë po vjen, gëzuar 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian