“Marrëdhëniet midis dy Koreve do të rifillojnë me hapjen e zyrës ndërlidhëse”

Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Lee In-Young, tha se marrëdhëniet ndërkoreane do të fillojnë me hapjen e zyrës së ndërlidhjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të kanalit shtetëror të Koresë së Jugut, Korea KBS, ministri i Unifikimit Lee ka thënë në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare se vendosja e linjave të përhershme të komunikimit midis koreanëve do të shënonte fillimin e ditëve të paqes.

Ai rikujtoi se Koreja e Veriut shpërtheu zyrën e ndërlidhjes në qershor, duke shtuar se ky hap i papërgjegjshëm është në kundërshtim me shpresat e popullit të Koresë së Jugut dhe dëshirën e tyre për të ruajtur paqen.

Lee theksoi se megjithëse do të përballen me vështirësi, duhet të ndërmerren përsëri hapa në mënyrë që marrëdhëniet midis koreanëve të kenë një të ardhme të paqes dhe prosperitetit.

Ai deklaroi që nuk do të jetë e lehtë të zhvillohen marrëdhëniet midis dy vendeve, por tha se një zyrë e përbashkët ndërlidhëse është e nevojshme për paqen në një kuptim të gjerë, duke shtuar se marrëdhëniet do të fillonin me hapjen e zyrës në fjalë.



.. .

Ngjarja paraprake

Arteta cilëson të papranueshme sjelljen e Nicolas Pepe

Ngjarja e ardhëshme

“Vajza më me fat në botë”- Çfarë bëri Anwar Hadid që Dua Lipa t’i dedikonte këto fjalë romantike?

të fundit nga