Marotta zbulon emrit e yllit që do të largohet nga Interi

Shefi ekzekutiv i Interit Beppe Marotta ka zbuluar së fundi se Radja Nainggolan do të largohet nga Interi dhe se nga ana tjetër “Neroazzurrët” nuk do të transferojnë mbrojtësin e Chelseat Marco Alonso.

Alonso i cili ka mardhënje të mira me Antonio Conten ishte lidhur me një kalim në “Giuseppe Meazza”, por Marotta ka mohuar gjithçka.

“Emri i tij nuk është në agjendën tonë. Ai nuk vjen në Inter.”,tha Marotta për “DAZN” para fillimit të ndeshjes Inter-Lazio.

E ardhmja e Radja Nainggolan?

“Të mbash një lojtar i cili dëshiron të largohet nuk është kurrë ide e mirë.”, u shpreh shkurtimisht Marotta.

Reprezentuesi nga Belgjika pritet të rikthehet tek ish-skuadra e tij e mëparshme, Cagliari.

Ngjarja paraprake

Shkoi me dhimbje koke në spital, tronditet kur kupton çka kishte brenda

Ngjarja e ardhëshme

Mariçiq: Është lajm i rrejshëm se Gjykata në Strasburg ka vendosur që falja e Ivanovit të vlejë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian