marotta do bejme nje merkato me shume fantazi 662f738083726

Marotta: Do bëjmë një merkato me shumë fantazi

April 29, 2024
1 minut lexim

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të përforcuar organikën në një sezon të gjatë dhe impenjativ ku duhet marrë parasysh edhe Botërori i Klubeve verën e ardhshme.

Në një intervistë për “Dazn”, Marotta shtoi ndër të tjera se trajneri Simone Inzaghi e ka kaluar me sukses provimin. “Do të mundohemi të bëjmë një merkato me shumë fantazi, sezoni i ardhshëm do të jetë shumë impenjues duke qenë se në program është edhe Botërori i Klubeve. Organika duhet të jetë e ndërtuar me kujdes.

Inzaghi? Me Inzaghin jemi shumë të qetë dhe mendojmë të ardhmen pa humbur asnjë sekondë. E nisëm një cikël me të para disa sezonesh dhe ai ia ka dalë ta kalojë me sukses provimin.

Ka treguar se është një trajner i zoti dhe fitues, më të mirë nuk mund të gjejmë. Është i ri dhe ambicioz, duam të vazhdojmë dhe ta përjetojmë këtë cikël që herët ose vonë do të përfundojë, por ne nuk jemi ende as në mesin e këtij rrugëtimi”, u shpreh Marotta.

MARKETING

RENT A CAR

zbulohen shifrat qe fiton romeo nga postimet 662f70387ef3c
Story i mëparshëm

Zbulohen shifrat që fiton Romeo nga postimet

rusise i mungojne forcat per te pushtuar kharkivin qytetin e dyte me te madh te ukraines thote isw 662f73f98a85b
Story i radhës

Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – thotë ISW

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë