Maroku – Portugalia, formacionet zyrtare

Maroku dhe Portugalia do të përballen në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Kombëtarja afrikane është për herë të parë në këtë fazë garash, pasi asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë arritur në çerekfinale.

Portugalia mbetet favorit në letër, por marokenët synojnë një tjetër befasi pasi eliminuan Spanjën.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të startojnë nga minuta e parë.

Foramcionet zyrtare:

Maroku: Bono, Hakimi, Attiat-Allah, Saiss, Amallah, Amrabat, El Yamiq, Ounahi, Ziyech, Boufal, En Nesyri.

Portugalia: Costa, Dalot, Dias, Pepe, Guerreiro, Neves, Otavio, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Goncalo Ramos, Joao Felix.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 mënyra se si po zhvlerësoni veten tuaj emocionalisht

Story i radhës

Bilanci i vetingut në 5 vite, ONM: 247 magjistratë u larguan nga sistemi me shkarkim ose dorëheqje

Të fundit nga