Mariupol po shkon drejt katastrofës!

Vadim Boychenko tha se shirat e verës kanë kërcënuar të ndotin burimet e ujit, pasi ai u kërkoi forcave ruse të lejojnë banorët të largohen të sigurt nga qyteti, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Duke folur në aplikacionin e mesazheve Telegram, kryebashkiaku tha: “Përveç katastrofës humanitare të krijuar nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët (rusë), qyteti është në prag të një shpërthimi të sëmundjeve infektive”.

Kjo vjen pasi Rusia pretendoi se kishte marrë kontrollin e plotë të Mariupolit në fillim të kësaj jave.

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi gjithashtu një video të trupave ruse duke marrë në paraburgim Serhiy Volynskyy, i cili ishte komandanti i Brigadës së 36-të Special Detare të Marinës së Ukrainës që po ndihmonte në mbrojtjen e fabrikës së çelikut në Azov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Dysho”, kënga më e re nga Onat dhe Cozman

Story i radhës

Lija e majmunëve, “Shëndetësia” në Kosovë jep informacione mbi infeksionin

Të fundit nga