Mariçiq – Kopman: Sundimi i ligjit është çelësi për përparimin e shpejtë në negociatat me BE-në

January 26, 2023
1 minut lexim

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar në Bruksel drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopmann.

Në Bruksel, Mariçiq u takua me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Kopmann, i cili tregoi se përmbushja e reformave në kapitujt 23 dhe 24 duhet të mbetet në fokus të punës së të gjithëve institucioneve në vend.

“Sundimi i ligjit duhet të mbetet në fokus të institucioneve për progres të shpejtë në negociatat me BE-në.

Reformat në drejtësi dhe shteti i së drejtës janë të një rëndësie jetike në kapitullin “Vlerat Themelore” dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë veçanërisht në përgatitjen e Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit.

Ka mundësi të hapura dhe reale për përparimin e Maqedonisë drejt BE-së, për të cilën Kopman ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar dhe përkrahur”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vjedhja e rrymës në Prizren, konsumatori kërcënoi inspektorët dhe u arrestua

Story i radhës

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Të fundit nga

ShkoLartë