Marcus Rashford: Ndihem i turpërur nga humbja kundër Liverpoolit,

Marcus Rashford ka thënë se ndihet i turpëruar nga humbja 5:0 e Manchester Unitedit kundër Liverpoolit të dielën, duke shpjeguar se turpërimi ishte arsyeja që ai kishte heshtur në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sulmuesi anglez e pranoi se rezultati ishte i padrejtë ndaj tifozëve të Unitedit dhe u zotua se do t’ua shpaguajë atyre këtë gjatë sezonit.

Ajo ishte disfata më e thellë e Manchester Unitedit në shtëpi ndaj Liverpoolit dhe humbja e parë me pesë gola në shtëpi që prej shkurtit 1955.

Të mërkurën mbrëma, Rashfordi ka kërkuar publike për humbjen e Manchester Unitedit pas disa ditësh reflektimi.

“Nuk mund të gënjej se ju nuk kemi dëgjuar nga unë këtu sepse, si tifoz i Unitedit, nuk e dija se çfarë të thosha pas të dielës. U turpërova. Tifozët tanë janë gjithçka dhe ju nuk e meritoni këtë. Ne po punojmë fort për ta rregulluar këtë. Duhet të korrim sukses”, shkroi Rashford.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Sot seancë parlamentare/ Ky është rendi i ditës

Ngjarja e ardhëshme

Për çfarë ju kanë zili njerëzit?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian