Marco Odermatt i jashtëzakonshëm, bindshëm i pari në sllallomin e madh 

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, konfirmoi në Val d’Isere të Francës, se edhe gjatë këtij edicioni është më i miri.

Ai arriti kohën më të mirë në dy grahje në sllallomin e madh dhe doli i pari me kohë të kaluar 2:03,62 minuta.

Zvicerani ishte më i shpejt për 1 sekondë e 40 qindtat se vendi i dytë, austriaku Manuel Feller 

Image

Marco Odermat

Odermatt feston fitoren e tretë këtë sezon dhe është e dhjeta radhazi në sllallomin e madh, duke i dhënë Zvicrës triumfin e 300-të të Kupës së Botës.

Slloveni Zhan Kranjec arriti në podium por me kohë më të për 2 sekonda e 5 qindtat se fituesi i garës. Odermatt

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 420 pikë, ka 40 më shumë. e Kilde që renditet i dyti, ndërsa Mayer është i treti me 186 pikë etj.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra)    2:03,62
2. Manuel Feller (Austria)    +1,40
3. Zhan Kranjec (Sllovenia) +2,05
4. Atle Mcgrath (Norvegjia) +2,08
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +2,26
6. Alexander Schmid (Gjermania)    +2,31
7. Stefan Brennsteiner (Austria)    +2,42
8. Marco Schwarz (Austria) +2,63
9. Lucas Braathen (Norvegjia)    +2,67
10. Loic Meillard (Zvicra)    +2,95

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Johnson thirrje urgjente Perëndimit për Ukrainën: Lufta duhet të marrë fund në 2023

Story i radhës

Blendi Fevziut ia publikojnë foton me flokë: Hiqe aman

Të fundit nga