Marchisio zbulon refuzimet

Claudio Marchisio zbulon se ai refuzoi një ofertë të Real Madridit në të kaluarën, ndërsa më vonë refuzoi edhe Interin.

Legjenda e Juventusit ka folur për karrierën e tij, ndërsa nuk ka hezituar të zbulojë refuzimin që i bëri klubeve të mëdha.

“Kishte kontakte me Interin kur Jose Mourinho ishte në krye por unë u thashë jo”, ka thënë fillimisht Marchisio për Il Corriere della Sera.
“Njerëz si unë, Francesco Totti, Daniele De Rossi ose Paolo Maldini, u rritën si futbollistë të veshur me të njëjtat ngjyra, që nga fëmijëria”.

“Lidhja jonë me fanellën nuk është e negociueshme”.

“Mendoj se edhe Real Madridi bëri një hetim për transferimin tim. Unë isha 21 vjeç, sapo kisha filluar të luaja në ekipin e të moshuarve të Juventusit dhe Fabio Capello, i cili ishte trajneri i Real Madridit më donte”.

“Thashë jo sepse doja të luaja në ekipin tim të preferuar, para prindërve të mi, në qytetin tim”, përfundoi ish-mesfushori italian.

Ngjarja paraprake

Kosovari arrestohet në Tetovë. Gruaja e denoncoi se e kërcënonte me jetë

Ngjarja e ardhëshme

Forca të policisë stacionohen tek shtëpia e Agim Bahtirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian