Marchisio i bën thirrje Pogbas: Ktheu në Juventus dhe do të jesh i lumtur përsëri

Claudio Marchisio i ka bërë thirrje mesfushorit francez Paul Pogbas, që të rikthehet te Juventus, nëse dëshiron të jetë i lumtur përsëri.

Mesfushori italian i ka komentuar në rrjetin social Twitter lojtarit të Manchester United, i cili tani gjendet me kombëtaren e Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Të lutem kthehu në Juventus, do të jesh përsëri i lumtur dhe unë gjithashtu”, komentoi Marchisio.

Dyshja kanë kaluar katër sezone në Torino para se Pogba të largohet nga zonja e vjetër për t’u rikthyer te Manchester United në vitin 2016.

Francezi është i tërbuar për situatën e tij te skuadra angleze, pasi që ai ka folur të dielën duke thënë: “Unë kurrë nuk kam pasur një periudhë kaq të vështirë në karrierën time”.

“Kombëtarja franceze është një ajër i pastër. Ne jemi shumë të lumtur që kemi ardhur këtu dhe të gjithë jemi shumë të lumtur që shihemi përsëri ”, vazhdoi ai.

Ngjarja paraprake

Ndërroi jetë Ljubisav Ivanov-Xingo, ish deputeti dhe pronari i Tv Sitel

Ngjarja e ardhëshme

Pas rasteve të vjedhjeve kryetari Bahtiri nesër viziton banorët e fshatit Kçiq i Madh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian