Mar-a-Lago, kompleksi bregdetar pronë e ish-Presidentit Trump, pjesërisht i mbyllur nga infektimet me COVID-19

UASHINGTON – Klubi i ish-Presidentit Donald Trump në Palm Beach, Florida, është mbyllur pjesërisht për shkak të një vale infeksionesh me COVID-19.

Kjo u mësua nga disa persona në dijeni të situatës, ndër ta edhe një anëtar i klubit, të cilit i telefonuan të premten për ta informuar për mbylljen. Një recepsionist në klubin Mar-a-Lago e konfirmoi lajmin, duke thënë se ishte mbyllur deri në një njoftim të dytë, por nuk pranoi të komentonte më tej.

Një person në dieni të operacioneve të klubit tha se, në shenjë kujdesi, ata kishin “mbyllur pjesërisht” një “pjesë të klubit” për një periudhë të shkurtër kohe dhe karantinuan disa nga punonjësit.

Njerëzit komentuan në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin për situatën. Numri i rasteve, cilat pjesë të klubit u mbyllën, ose si po ndikonte situata tek familja e ish-presidentit, nuk u bënë menjëherë të qarta.

Përfaqësuesit e ish-Presidentit Trump dhe Departamenti i Shëndetësisë në Florida nuk iu përgjigjën menjëherë të premten një telefonate dhe një mesazhi me postë elektronike ku kërkohej koment.

Presidenti Trump u zhvendos në Mar-a-Lago pasi u largua nga Uashingtoni në janar dhe i ka kaluar javët që nga ajo kohë duke mos tërhequr vëmendje publike, duke luajtur golf, duke darkuar me miqtë, duke u takuar me drejtues të Partisë Republikane dhe duke planifikuar të ardhmen e tij politike, ndërsa po shqyrton mundësinë që të kandidojë përsëri në vitin 2024.

Presidenti Trump u shtrua në spital me COVID vjeshtën e kaluar dhe që atëherë është vaksinuar kundër virusit.

Mar-a-Lago ishte vendi i ekspozimit të tij të parë të njohur, më shumë se një vit më parë. Një zyrtar i lartë brazilian doli pozitiv vitin e kaluar pasi qëndroi në klubin Mar-a-Lago, ku ai pozoi për një foto pranë ish-Presidentit Trump dhe mori pjesë në një festë familjare për një ditëlindje.

Shtëpia e Bardhë e ish-Presidentit Trump u godit nga disa valë të mëtejshme infeksionesh, pasi shmangu masat parandaluese, duke i rezistuar vënies së maskave dhe duke vazhduar organizimin e aktiviteteve të mëdha. /VOA

Ngjarja paraprake

Zyra e BE dhe provokimet serbe kundër Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Demi Lovato rrëfen periudhën e vështirë të mbidozës: Isha pesë minuta larg vdekjes, mu desh të vdisja që të zgjohesha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian