Maqedonia e Veriut U-18 me disa shqiptarë ndeshet me Sllovakinë, Portugalinë dhe Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18 do të përballet me Sllovakinë, Portugalinë dhe Gjeorgjinë.

Selektori i Maqedonisë së Veriut U-18, Nexhat Shabani, ka publikuar listën e futbollistëve. 

Maqedonia ndeshjen e parë do ta luajë kundër Sllovakisë më 25 mars me fillim nga ora 14:00. Më 27 mars do të përballemi me mikpritësin, Portugalinë në orën 17.00, dhe dy ditë më vonë është dueli me Gjeorgjinë në orën 11:00.

Ata do të tubohen me 21 mars, ndërsa stërvitjen e parë do të nisë në orën 14:00.

Nexhat Shabani për turneun ndërkombëtar ka ftuar këta lojtarë:

Portierët: Vasko Vasilev, Naum Angelov, Stefan Tasev;

Mbrojtja: Daniel Markovski, Borjan Poposki, Enis Buqi, Maksim Millosevski, Nikola Pavleski, Stefan Mladenovski, Mario Rickov, Sufijan Chajani;

Mesfusha: Martin Gjorgievski, Matej Angelov, Arbnor Murati, Leonid Tasov, Mateo Sofijanovski, Xhezair Avduli, Igor Janevski;

Sulmi: Dashmir Elezi, Besar Guxhufi, Mihail Talevski, Erion Shuku, Dimitar Trajkov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania lëshon 6,500 viza nën skemën e re për ukrainasit

Story i radhës

Dasho: Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga hajdutët dhe kusarët

Të fundit nga