Maqedonia e Veriut shteti i gjobave, 14 mijë për më pak se një muaj

Maqedonia e Veriut është shndërruar në shtet të gjobave, ku Qeveria çdo ditë ekzekuton me qindra gjoba për shkelje në trafik, por edhe për mosmbajtjen e maskave.

Derisa qytetarët ankohen se në kohë pandemie dhe krize po goditen rëndë me gjoba, Ministria e Brendshme arsytohet se po respektohet ligji dhe po ndëshkohen ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Sipas MPB-së, për më pak se një muaj janë shqiptuar mbi 14 mijë gjoba për shkelje në trafik. Ndërkohë, mijëra gjoba janë shqiptuar edhe për mosmbajtjen e gjobave, përcjell INA. Me këtë buxheti po mbushet me miliona euro.

“Dënohen të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, posaçërisht ato që janë arsyeja më e shpeshtë që aksidentet të jenë me pasojë të rënda. Deri tani, për më pak se një muaj që kur filluan kontrollet e përforcuara janë shqiptuar mbi 14.000 dënime, dhe kryesisht janë për tejkalim shpejtësie, për mosregjistrim të automjeteve dhe po ashtu gjobiten edhe motoçiklistët që nuk respektojnë rregullat”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

Gjatë ditës së djedhme vetëm për një orë në aksionin kontrollues në Koçani dhe Vinicë janë shqiptuar mbi 80 gjoba. Ndërsa për mosmbajtje të maskave për 24 orë janë shqiptuar gati 1 mijë gjoba.

Ngjarja paraprake

Jozefina Topalli krijon partinë e saj

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona - Real, formacionet e mundshme?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian