maqedonia e veriut pershendet marreveshjen per armepushim ne gaza 6788d6c68c68e

Maqedonia e Veriut përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza

January 16, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nga profili zyrtar i ministrisë në rrjetin social X, ajo bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes, si dhe për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Mirëpresim marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza dhe përgëzojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e marrëveshjes. Fokusi tani duhet të zhvendoset për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, duke krijuar një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Njoftimi për arritjen e armëpushimit erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, i cili me mbështetjen e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur më shumë se 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

koreja e veriut vodhi 659 milione dollare kriptomonedha vitin e kaluar 6788d6c35bff0
Story i mëparshëm

Koreja e Veriut vodhi 659 milionë dollarë kriptomonedha vitin e kaluar

moyes konfirmon lendimin e rende te armando brojes shqiptari mund te kthehet te chelsea 6788d7af37321
Story i radhës

Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë