Maqedonia e Veriut nesër voton!

RMV sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të votojnë për zgjedhjet lokale. Sot kanë patur mundësinë të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat në izolim. Në këto zgjedhje për herë të parë do të aplikohet edhe identifikime me shenjat e gishtit. KSHZ njofton se veç furnizimit me pajisje janë siguar të gjitha kushtet për funksionin të pandërprerë.10.532 kandidatë për ëshilltarë të shpërndarë në 572 lista dhe 299 kandidatë për Kryetar të Komunave, kërkojnë besimin në zgjedhjet lokale në betejën për 1.347 vende këshilltarësh dhe 81 kryebashkiakë.Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë, thuajse 10.000 më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare para 15 muajve.Kreu i KSHZ-së edhe një herë sqaroi mënyrën e votimit, që fleta e votimit të jetë e vlefshme.“Me këtë rast duam të rikujtojmë votuesit se konformë Kodit Zgjedhor dhe udhëzimit të miratuar nga KSHZ, fletëvotimet e tyre duhet t’i shënojnë duke rrethuar numrin rrendor para kandidatit për të cilin duan të votojnë, përkatësisht për listën e kandidatyëve, me stilolaps me ngjyrë të kaltër.” – deklaroi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i vëzhgojnë organizata dhe mediume, vendore dhe të huaja. KSHZ ka akredituar 1247 vëzhgues, prej të cilëve 870 janë vëzhgues vendor dhe 367 vëzhgues të huaj, si dhe dhjetë gazetarë të huaj.Advertisements

Ngjarja paraprake

KHF Vardari mposhtin hendbollistet e Prishtinës

Ngjarja e ardhëshme

Kështu do të mbajë moti ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian