maqedonia do te furnizohet me helikoptere nga italia 65f0bd356451d

Maqedonia do të furnizohet me helikopterë nga Italia

March 12, 2024
1 minut lexim

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane, përcjell TV21.

Nga Qeveria njoftojnë se është autorizuar ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruajë Aranzhimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit ushtarak me helikopterë.

Sipas nevojës për reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin e tij në NATO, të përcaktuar në Pasqyrën Strategjike të Mbrojtjes, siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprohet sipas Planit afatgjatë për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të arritur interoperabilitet të plotë me ushtritë e vendeve partnere të NATO-s.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

realiteti amerikan qalaj escobar e beri te qarte gjendjen e marredhenieve kosove shba 65f0bd2e78d89
Story i mëparshëm

“Realiteti amerikan”, Qalaj: Escobar e bëri të qartë gjendjen e marrëdhënieve Kosovë – SHBA

imer selmani pendarovski nuk mund te prese mbeshtetjen e shqiptareve ne raundin e pare zgjedhor gara do te jete interesante 65f0bd387931a
Story i radhës

Imer Selmani: Pendarovski nuk mund të presë mbështetjen e shqiptarëve në raundin e parë zgjedhor, gara do të jetë interesante

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë