Maqedoni, mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska thotë se online mësimi do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit mësimor. Ajo thotë se kjo është mënyra më e sigurt dhe se mësimdhënësit dhe nxënësit tashmë janë përshtatuar me këtë sistem të mësimit.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse para gati një muaj bisedoi nëse duhet të ketë ndryshime, dhe ne mendojmë se kjo është mënyra më e sigurt me të cilën mund të nisë gjysmëvjetori i dytë, me qëllim që të mbajmë vazhdimësi dhe numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor të jetë në nivelin që e kemi”, tha ministrja Carovska.

Sipas saj, edhe mësimdhënësit dhe poashtu prindërit dhe nxënësit tashmë janë përshtatur me sistemin e ri të mësimit.

Ajo theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim sa i përket gjendjes me coronavirusin në vend, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje bashkërisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Tani për tani, qëndrimi është që të mbesim me mënyrën e njëjtë dhe të vazhdojë gjysmëvjetori i dytë në këtë mënyrë”, tha mes tjerash Carovska.

Ngjarja paraprake

AP verifikon faktet: Pretendimet e presidentit për votat në Xhorxhia, të pabaza

Ngjarja e ardhëshme

“Meta bllokoi projektin në Vlorë”! Presidenti i përgjigjet Ramës: Nuk ka asnjë tolerim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian