Maqedoni e Veriut, 3 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 3 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.676, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asnjë viktimë nuk është raportuar si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa numri i të vdekurve nga virusi është 5.484.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 6 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.967.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 225.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.342 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 874.236 teste në vend.



. .

Ngjarja paraprake

Filipçe: Në gusht mund t’i jepet fund epidemisë!

Ngjarja e ardhëshme

Dy mungesa të mëdha të Belgjikës ndaj Italisë në çerekfinale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian