Maqedoni e hekurt në shtëpi, nuk pëson tash e 17 muaj – Dardanët për të thyer ecurinë

E gjithë vëmendja vazhdon të jetë në ndeshjen që do të luhet sonte, në Shkup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Para ndeshjes tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, statistikat e tyre janë ato që tërheqin vëmendje të madhe.

Kombëtarja e Kosovës shkon në Shkup me vetëm dy fitore si mysafire (nën urdhrat e Bernard Challandes).

Ajo çka  e bën më të frikshme këtë statistikë është se Maqedonia nuk ka pësuar humbje në shtëpinë e saj në tashmë 17 muaj.

Që nga humbja 4:1 ndaj Austrisë më 10 qershor 2019, skuadra e Igor Angelovski ka regjistruar tri fitore radhazi në shtëpi (2:1 ndaj Sllovenisë, 1:0 ndaj Izraelit dhe 2:1 ndaj Armenisë).

Në të dy rastet që pësoi gol në shtëpi, (në këto fitore), kundërshtari i shënonte Maqedonisë nga pika e bardhë e penalltisë.

Dardanët sonte janë në Shkup për të thyer këtë ecuri të mirë të maqedonasve. 

Ngjarja paraprake

Grubi, Besimi, Bekteshi dhe Nuredini takuan krerët e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore

Ngjarja e ardhëshme

Tradhëtia e Re, dhe Atributet Kombëtare...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian