Maqedonët paraqesin një foto të dhimbshme të Kosovës, të fshatit Llukar

Historia e sportit të Kosovës është sa e dhimbshme aq edhe e lavdishme! Shumë sakrificë u bë, shumë gjak u derdh për të ardhur deri të kjo ditë. Mediumi maqedon “Ekipa.mk”, ka paraqitur fotografinë e viteve më të rënda të sportit të Kosovës, të cilën e kishte bërë gazetari i mirënjohur Gani Kosumi. 

“Dy dekada më parë nuk kishin këpucë apo fanella, tani luajnë për Kampionatin Evropian.

Ata as nuk mund ta imagjinonin që do të arrinin këtu. Dy dekada më parë, futbolli luhej në Kosovë në baltë, lojtarët nuk kishin këpucë apo fanella, mbretëronte varfëria, dhe tani ata kanë vendin e tyre, ekipin e tyre të futbollit dhe janë dy hapa larg kualifikimit për në Kampionatin Evropian.

Ky është motivi me të cilin kombëtarja e Kosovës do të luftojë sonte në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen kundër Maqedonisë”, shkruan mediumi maqedon.

Një fotografi e vitit 1997 nga fshati Llukar afër Prishtinës përshkruan vuajtjet e qytetarëve të Kosovës. Mediumi maqedon nuk përmend në asnjë rrethanë terrorin që kishte bërë pushtuesi serb ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Ngjarja paraprake

Kushi takon personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike, Fabio Roversi-Monaco

Ngjarja e ardhëshme

Bisedat Kosovë-Serbi?!

të fundit nga

I largoi falas

Një statistikë mahnitëse ka treguar se deri në këtë verë, Arsenali do

Bare nuk largohet

Mesfushori i Shqipërisë dhe Espanjolit, Keidi Bare po ndiqet nga disa klube