MAPL nis monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) duke marrë për bazë mandatin ligjor për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, me fokus në ngritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve, ka lansuar fondin për mbështetje financiare për komunat e Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të infrastrukturës socio – ekonomike të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ky fond është pjesë e buxhetit të MAPL-së dhe në kuadër të saj janë të parapara kriteret për financimin e projekteve kapitale në komuna.

Gjithashtu, MAPL ka formuar Komisionin e Vlerësimit të cilët janë përgjegjës për trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave të komunave, si dhe përgatitjen e raportit vlerësues në bazë të kritereve të parapara.  

Me këtë rast, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, MAPL nis monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave.

Ngjarja paraprake

Horoskopi ditor, e martë 30 mars 2021

Ngjarja e ardhëshme

Sokol Cikalleshi rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Ëndrra m’u pre në mes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian