Manjati mediatik i Hong Kongut akuzohet për bashkëpunim me forcat e huaja

Manjati mediatik dhe aktivisti pro-demokracisë, Jimmy Lai, sipas ligjit të ri të sigurisë kombëtare të Hong Kongut, është akuzuar për bashkëpunim me forcat e huaaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lai (73-vjeç) është personi i katërt dhe i profilit më të lartë që akuzohet zyrtarisht sipas ligjit të zbatuar nga Kina në korrik të këtij viti, njoftoi Radio Televizioni i Hong Kongut (RTHK).

Policia e Hong Kongut tha se Lai, i cili u arrestua në gusht, do të paraqitet në West Kowloon Court të shtunën në mëngjes.

Ligji i ri kriminalizon ndjenjat anti-Kinë në Hong Kong, i cili ka vazhduar të shërbejë si një qendër e gjallë ekonomike pasi Britania e Madhe ia dorëzoi atë Pekinit në vitin 1997.

Legjislacioni në fjalë ka tërhequr kritika brenda Hong Kongut dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat Pekini i ka hedhur poshtë si “ndërhyrje të huaj”.



. .

Ngjarja paraprake

Protesta, shihni si civilët rrëmbejnë qytetarët dhe i fusin zvarrë në ministrinë e Brendshme

Ngjarja e ardhëshme

IDIOTIZMI POLITIK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian