Manja: Shqipëria anëtarësohet në Fondacionin Akademia e të Drejtës Evropiane

min lexim

Shqipëria është anëtarësuar në Fondacionin Akademia e të Drejtës Evropiane (ERA).

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se “sot në Trier të Gjermanisë, Shqipëria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian në fushën e zbatimit të ligjit, duke u bërë e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në Fondacionin Akademia e të Drejtës Evropiane (ERA)”.

Sipas tij, nëpunësit civilë shqiptarë si dhe anëtarët e sistemit juridik, tashmë do të përfitojnë nga ky anëtarësim, në eventet e organizuara nga ERA. Si një anëtare, Shqipëria do të ketë vendin e saj në Bordin Drejtues të ERA.

“Ky bashkëpunim do të sjellë një harmonizim ligjor më të mirë me standardet e BE-së, ngritje të kapaciteteve profesionale, bashkëpunim ndërkombëtar më të ngushtë, përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe një shtim të ekspertizës ligjore për komunitetin e zbatuesve të ligjit në Shqipëri”, tha Manja.

Manja shprehu falenderim për të gjitha vendet anëtare të Fondacionit ERA, Presidentin e Fondacionit, Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Akademisë, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të rëndësishëm të Shqipërisë drejt përmirësimit të sistemit tonë ligjor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari shënon e shokon Anglinë 

Story i radhës

“Alarm për situatën e shtuar” – Dugolli: Kurti nuk i bën deklarimet “shkel e shko”

Të fundit nga