Mani (SBASHK): 85% e institucioneve arsimore sot nuk zhvilluan mësim

Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se gati 85% të institucioneve arsimore në vend, sot nuk zhvilluan fare mësimin.

Sipas tij kjo ndodhi për shkak të moskoordinimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, për të njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit për vendimet e dhëna së fundit.

”SBASHK nuk ka marrë vendim, as me fillu mësimi as mos me fillu. SBASHK ka apeluar tek të gjithë mësimdhënësit që kanë pyetur çka të bëhet? – sepse në kalendarin shkollor e hëna është ditë pushimi dhe asnjë vendim nuk ka shkuar nga Ministri i Arsimit se kjo e hënë nuk është ditë pushimi”.

”Ne kemi paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit. Iu kemi dhënë nxënësve se të hënën për nder të 28 nëntorit, nuk mbahet mësim”.

”Vendimi i Kryeministrit, se ai ka këshilltarët në kabinet është e udhës që të shkohet të konsultohet me ta e të bëhet një mbledhje e qeverisë, e shumë më e udhës do të kishte qenë ta merrte atë vendim Ministri i Arsimit, e jo pasi të kryhet”.

Ngjarja paraprake

Arush dhe buqetë/ Sindi flet hapur: E pëlqej Mevlanin, por nuk jam ende gati për fëmijë

Ngjarja e ardhëshme

Rritet numri i viktimave në Maqedoni, Kovid-19 mori nga 1 jetë në çdo 50 minuta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian