Mane: E duan 60 për qind e senegalezeve?

E ardhmja e Sadio Mane duket se është gjithmonë dhe më larg Liverpool-it. Sulmuesi ka lënë të kuptohet në javët e kaluara se kishte dnërmend të largohej nga klubi anglez, për të shkuar, ndoshta, te Bayern-i.

Edhe nga grumbullimi i Senegalit, lojtari nuk e ka mohuar situatën dhe e ka konfirmuar akoma më shumë në përgjigjet që ka dhënë për mediat në konferencë për shtyp.

Kur është pyetur nëse e dinte se një numër senegalezësh mes 60 dhe 70 për qind të popullsisë ka dëshirë që të largohet nga Liverpool-i, Mane është përgjigjur:

“Atëherë do të thotë se do të bëjë atë që më sugjerojnë të bëjnë. Shumë shpejt do ta shohim”, ka qenë përgjigjja e sulmuesit.

Për futbollistin, siç u tha, flitet për një transferim te Bayern Munich veçanërisht në rast të një lamtumire të Robert Lewandowski-t nga klubi gjermanë.

Gjithçka do të jetë më e qartë në javët e ardhshme, por vetë Mane ka dhënë sinjale të qarta se e ardhmja e tij do të jetë larg Liverpool-it.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërcim sensual dhe… Dua Lipa në një romancë të re pas ndarjes nga modeli? Videot e yllit shqiptar me aktorin spanjoll bëhen virale

Story i radhës

​LDK numëron dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan

Të fundit nga