Mancini pak orë para duelit me Anglinë: Një sfidë magjepse

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se ndeshja me Anglinë, do të jetë një sfidë magjepse.

Italia dhe Anglia do të ndeshen sonte në ‘Diego Maradona’ të Napolit, në ndeshje e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Tekniku i ‘Azurrëve’, thotë së është bukur të luash një ndeshje të nivelit të tillë, dhe sipas Mancinit, kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për skuadrën e tij.

“Një sfidë magjepse. Të luash ndeshje të këtij niveli është e bukur dhe e rëndësishme”, tha ai për mediet italiane, raporton RTKLive.com.

“Tashmë duket si një ndeshje miqësore, pasi kemi luajtur disa herë brenda dy viteve, po bëhet një ndeshje klasike”, theksoi Mancini.

Ndeshja Itali-Angli fillon në orën 20:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa kushton 1 kilogramë “originall groshë Tetove” (VIDEO

Story i radhës

Gjiganti i gaming përdor Polygon për ndërtimin e një loje me NFT

Të fundit nga