Manchester Utd humbjen 0:2 e shndërron në fitore

Manchester Utd në 30 minutat e fundit u këndellen dhe e shmangën humbjen duke e shndërruar në fitore me rezultat 3:2 në Southampton. 

Manchester Utd triumfon me rezultat 3:2 ndaj Southampton-it, në takimin e javës së 10-të të Premier League. 

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Bednarek  (23′) dhe Ward-Prowse (33′). 

Duhet veçuar golin e Ward-Prowse që realizon nga gjuajtja e lirë (rreth 17 metra) në këndin e djathtë të portierit de Gea.

Në pjesën e dytë, “Djajtë e kuq”  këndellen dhe barazojnë përmes Fernandesit (60′) dhe Cavanit (74′). Në minutën e 90+3, Edinson Cavani realizon për fitoren e madhe falë asistimit të Rashford.

Southampton është në vend të pestë me 17 pikë, ka një më shumë se Manchester Utd që renditet në pozitën e shtatë.

Ngjarja paraprake

Nga sot reshje të borës, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

MSH me apel: Qytetarët të respektojnë masat për festat e fundvitit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian